Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar kompleksin “Lura Agroturizem” në fshatin turistik Makresh, ku u prit nga pronari Gani Buca dhe stafi i tij.
Ismajli premtoi se pas 12 tetorit, turizmi do të jetë një nga prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës për Gjilanin.
Statusi i plotë:
Nder dhe kënaqësi të vizitojmë “Lura Agroturizem”, një vend fantastik në zemër të fshatit turistik të Makreshit, pronë e mikut tonë të përzemërt, Gani Buca.
🤌🏽Një kombinim perfekt i restorantit modern klasik, shtëpive malore për turizëm, dhe pemishteve e kopshteve që të ftojnë të relaksohesh e inspirohesh në natyrë.
U njohëm nga afër me punën e jashtëzakonshme të pronarit Ganiut me djalë dhe stafit, të cilët çdo ditë punojnë me pasion për të ofruar një eksperiencë të veçantë për vizitorët.
🙌🏼Ky vend tregon qartë se edhe në zonat tona rurale mund të krijohen biznese që bashkojnë traditën me inovacionin dhe mikpritjen si dhe mundësisë për sjelljen e turistëve të rinjë.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen dhe për gjithë përkushtimin që po tregoni!
Me ju dhe me ide të tilla, fshatrat tona turistike po marrin një pamje krejt tjetër dhe po bëhet destinacion për të gjithë që duan natyrë, qetësi dhe shije të mirë.
Mbi të gjitha, pas 12 tetorit, do të krijojmë politika të mirëfillta publike për të investuar në turizëm, për të krijuar kushte të favorshme për investime, e veçanërisht, në lobim për të ftuar turistë të huaj.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113