Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Kosovës, e cila sot ka marrë vendim për 7 qytete për tu futur në karantinë shkruan Radio Star.
Ismajli ka thënë se edhe në kohë lufte, sektorë ekonomik dhe industrial, prodhues, shërbyes, gastronomi, kanë funksionuar me kapacitere të plota.
Shkrimi i plotë:
Edhe në kohë lufte, sektorë ekonomik dhe industrial, prodhues, shërbyes, gastronomi etj, funksionojnë me kapacitete të plota. Trajektore e vjetër e vendimeve të pamatura, thellësisht, të pamenduara, dhe kohëshkurtëra për qytetarët tanë. Ky është një tërmet i radhës i cili ka efekt negativ në mirëqenien e qytetarëve, të cilët janë të shkapërderdhur ekonomikisht, e besa edhe psikologjikisht, nga gjendja e rënduar e me vendime at’hoke.
Përnjëmend, vendimi i sotëm është i çuditshëm, e në anën tjetër, i turpshëm!
#bashkeiadalim