By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Ismajli: Qeverisja e mirë është prioritet me përfshirje të rinisë dhe grave
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Ismajli: Qeverisja e mirë është prioritet me përfshirje të rinisë dhe grave

Përditësimi i fundit: February 26, 2019 4:55 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga Demokracia për Zhvillim me temën “Pjesëmarrja e gjerë për qeverisje të mirë”, ku të pranishëm ishin të rinjtë nga shkollat e Gjilanit, Universiteti “Kadri Zeka”, OJQ-të, ku kanë diskutuar për mundësinë e angazhimit dhe pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse.

- Advertisement -

Nënkryetarri Ismajli ka potencuar se qeverisja e mirë është prioritet gjatë mantatit të kryetarit Haziri, nën transparencën e plotë në të gjitha nivelet ekzekutive, sikur që ka porositur të rinjtë që të jenë më shumë të vendosur në të drejtat, kërkesat dhe idetë inovative të tyre.

“Sa i përket rinisë dhe pjesëmarrjes së tyre në përgjithësi në jetën institucionale, kjo përmes Komunës është gjithnjë në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë. Tashmë Gjilani ka shtëpinë e rinisë që duhet të përdoret më shumë nga të rinjtë. Gjilani në programin qeverisës për vite me radhë është duke ndarë subvencione të shumta për projekte të ndryshme që të rinjtë drejtojnë në institucionet lokale”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

“Gjithashtu se vërtetë jemi duke punuar për rininë dëshmon edhe përcaktimi i kryetarit Haziri, i cili ka organizuar gala mbrëmje humanitare për të krijuar kishte më të mira për të rinjtë dhe lëhtësi për familjet që kanë studentë. Komuna, përmes Fondit të Ekselencës, mbështet nxënës e studentë të cilët studiojnë ose janë duke ndjekur mësimet në drejtime dhe fusha specifike jashtë vendit”, ka potencuar nënkryetari Ismajli.

Të rinjtë janë interesuar kryesisht për mënyrën e mundshme të pjesëmarrjes në vendimmarrje, pastaj format e aplikimit për subvencione, për fond të ekselencës apo për fondin e grumbulluar për student.

Njëkohësisht ata kanë qenë falënderues për mbështetjen që marrin nga institucionet lokale duke parashtruar kërkesa të ndryshme për përmirësim të gjendjes së tyre në fusha të caktuara dhe krijim të mundësive për angazhimin e tyre gjatë të ardhmes.

Hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK
Shtohen edhe nëntë seanca të tjera për 2024-ën, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Të rinjtë nga Gjilani përfaqësojnë Kosovën në Samitin e Paqes
Ja si duket një pjese e lumit “Stanishorka”, dhe lagjes “Reshat Ymeri” pas pastrimit
Haziri: Iniciativa e Kosovës për të aplikuar në KiE, e ka ‘abortu’ mundësinë e arritjes së marrëveshjes për targat
Artikulli i mëparshëm Pagat që parashihen për zyrtarët komunalë me ligjin e ri
Artikulli tjetër Edhe Drita edhe Gjilani ndeshjet e tyre i zhvillojnë të premten

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.