Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në facebook, e ka denuar gjuhën vulgare dhe seksiste të ish drejtorit te RTK-së, z. Mentor Shala, ndaj deputetës të Kuvendit të Republikës, znj. Doarsa Kica Xhelili
Shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Qasje seksiste, e papranueshme dhe gjuhë vulgare e profesorit universitar dhe ish drejtorit te RTK-së, z. Mentor Shala, ndaj deputetës të Kuvendit të Republikës, znj. Doarsa Kica Xhelili. Kjo gjuhë rrezikon çdo marrëdhëniet e raporteve tona njerëzore dhe intelektuale. Ky fjalor i rëndë ndaj gjinisë femërore është në kundërshtim me çdo kod të etikës profesionale, e veçanërisht, tipave të sojit të tillë, të cilët mbajnë pozita të rëndësishme në poste publike. Seksizmi përbën pengesë për fuqizimin e grave dhe vajzave, të cilat preken në mënyrë disproporcionale nga sjellje të tilla. Prandaj, një gjuhë e tillë e patolerueshme duhet të raportohet vazhdimisht, të ngritet zëri ndaj saj, duke nxitë ndryshimin në sjellje dhe kulturën në nivele individuale, siç është edhe ky rast! Përpjekjet e individëve për të zvogëluar kontributin e grave në politikë dhe procese vendimmarrëse është hap prapa në arritjen e synimit tonë të përbashkët për një shoqëri të lirë, demokratike dhe të barabartë.