Ka shumë pak kohë pas ndërtimit të sheshit të ri në qytetin e Gjilanit, por gjendja e fontanës në shesh të krijon përshtypjen se ato janë të vjetra.
Sheshi është dëmtuar në masë të madhe. Fontana pothuajse është demoluar krejtësisht në pjesën e mbrendshme të saj.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka reaguar ndaj këtij akti të cilët e kanë dëmtuar pothuajse tërësisht fontanën e sheshit, Ismajli ka reaguar përmes një postimi në facebook duke thënë se kanë prishur diçka të bukur e cila ishte e qytetarëve.
Ja postimi i plotë:
Këto janë gjurmë të kqija të shkatërrimit që kanë mbetur duke prishur diçka të bukur e cila ishte e jona!
Marre!