Të dashur qytetarë,
Nga njoftimi i mbrëmshëm nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, na erdhi lajmi edhe për 9 raste të reja me COVID19 në Komunën e Gjilanit. Këto raste, na e shtytën edhe për pakë ditë atë të cilën pretendonim të gjithë. Nga mbrëmë, jemi në kontakte të vazhdueshme me familjet e tyre, për t’iu qëndruar afër deri në shërimin e plotë të tyre.
Tanimë, këto raste janë në duart të sigurta edhe nga organet, për shërim të plotë të tyre, dhe, natyrisht, po bëhen përpjekje që të sigurohet lista e plotë, lista “A”, e kontakteve të tyre, me të atakuar potencial. Prandaj, edhe një numër i konsiderueshëm i mostrave do të merren edhe sot.
Pra, ky virus ende gjendet në mesin tonë. Duhet të vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe, mbajtjen e dorezave e maskave mbrojtëse. Ky lehtësim i lëvizjes, nuk do të thotë të mos i respektojmë rekomandimet e dala nga institucionet gjegjëse. Ju lutemi, të keni kujdes të shtuar, sepse, virusi mund të gjendet në vendet ku ka grumbullim të njerëzve.
Mos rrezikoni familjarët e juaj, sepse, ky virus nuk ka këmbë, andaj, mos ia jepni ato! Bëni kujdes të shtuar!
Bashkë, të dalim faqebardhë nga kjo e keqe që e ka kapluar shoqërinë.
#bashkeiadalim