Në 29-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Rexhat Ymeri, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, te busti në lagjen që e mban emrin e tij, sikurse që ka viztuar edhe familjen e tij.
Nënkryetari Ismajli ka deklaruar se Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ka ra dëshmor për këtë ditë që po e gëzojmë sot.
“Sot, në 29-vjetorin e rënies heroike të Reshat Ymerit, ne bëmë nderime të veçanta në shenjë respekti ndaj sakrificës dhe protestëts së atëhershme të të rinjve të Gjilanit. Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ka ra dëshmor për këtë ditë që po e gëzojmë sot. Ai, me guximin dhe idealin e tij, u bë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi”, ka thënë Ismajli.
Përndryshe, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka vendosur bustin Reshat Ymerit në lagjen që e mban emrin e tij, në nëntorin e vitit 2017.