Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka vizituar ekipet mjekësore dhe ato të sigurisë në pikën kufitare.
Postim i plotë:
Kjo situatë epidemike, nuk mund të tejkalohej, pa ata të cilët janë në ballë të luftimit të saj. Po bëhet një punë voluminoze dhe intensive nga ekipet mjekësore dhe ato të sigurisë, në spitale dhe në pikat kufitare.
Një falënderim të veçantë për ta, nga angazhimin i tyre, varet edhe shëndeti edhe siguria e të gjithë qytetarëve.
Gjithashtu, e falënderojmë përzemërsisht edhe furrën “Qoqaj”, e cila po vazhdon me aktivitete vullnetare në furnizimin me ushqim për gardianët.
Kjo vazhdë e aktiviteteve të organeve të shëndetësisë, sigurisë dhe vullnetarëve, na bënë më të fortë dhe më bindës në synimin e përbashkët për tejkalim të kësaj situate.