Arbër Ismajli është takuar me familjen Kqiku në Gjilan, duke shprehur mbështetjen e tij për kandidatin Bejtullah Kqiku dhe për ekipin fitues. Takimi nxori në pah përkushtimin dhe bashkëpunimin për një Gjilan më të zhvilluar.
Statusi i plotë:
Ndjenjë e veçantë të takohem me familjarët e Bejtullah Kqikut,
🙌🏼Kandidati ynë në listën fituese është me numër 17, një djalë i përkushtuar, me vizion dhe vullnet të madh për të kontribuar për Gjilanin tonë të dashur.
Takimi me familjarët e tij ishte i hapur dhe i ngrohtë, e ndjeva mbështetjen e tyre të pakursyer për Bejtullahun dhe për të gjithë ekipin tonë.
✅ Ky takim më bëri të kuptoj edhe një herë se pas çdo kandidati të suksesshëm qëndron familja, mbështetja dhe besimi i të cilës e bëjnë të mundur ndryshimin dhe suksesin.
🙏🏼Faleminderit familjes Kqiku për mikpritjen dhe për mundësinë pozitive që e ndatë me ne.
Bashkë me Bejtullahun ne po ndërtojmë një ekip fitues dhe një Gjilan të më të fortë e më të zhvilluar për të gjithë qytetarët!
Faleminderit shumë familja Kqiku! 🫶🏼
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej