Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim mobilizues me kryesitë e nëndegëve Dardania I dhe Dardania II, ku është pritur me entuziazëm dhe përkushtim nga strukturat dhe qytetarët.
Ai theksoi se angazhimi i madh në këto lagje dëshmon vendosmërinë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë, ndërsa u shpreh i bindur se, me bashkëpunim e vizion të qartë, Gjilani do të rikthehet aty ku e meriton.
Statusi i plotë:
Sot, zhvilluam një takim mobilizues me kryesitë e dy nëndegëve shumë të rëndësishme të qytetit, Nëndegën Dardania I dhe Dardania II, ku u ndjeva shumë i nderuar me angazhimin dhe përkushtimin për mobilizimin e madh për zgjedhjet e 12 tetorit.
Faleminderit për mikpritjen, energjinë dhe idetë që i ndamë së bashku. Ky angazhim dhe mobilizim i madh tregon qartë se qytetarët e këtyre lagjeve janë të vendosur për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.
Bashkë, me secilin prej jush, me vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, do ta kthejmë Gjilanin në qytetin që e meritojmë.
Dy dardani, një dashni 🫶🏼
#BashkePerFitore👓
#LDKPertej #BashkePerGjilan