Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë takuar sot inspektorët komunalë, të cilët po punojnë me kapacitete të plota.
Ismajli ka theksuar se gjendja është e qetë dhe qytetarët po i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, sa i përket qëndrimit në shtëpitë e tyre.
“Vlerësuam se gjendja është e qetë, ku dhe lëvizjet e qytetarëve po duken të vogla. Ekipet komunale, në këtë rast, edhe inspeksioni komunal, është në gjendje gatishmërie për t’i dal në krahë nevojave të komunës dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.
“Është e rëndësisë së veçantë, menjanimet e lëvizjeve, sidomos këtë javë të fundit të këtij muaji, pasi që trajektoret e kurbave na tregojnë se përhapja e virusit nuk mund të shkojë në rritje. Andaj, po besojmë që vetëdijësimi i qytetarëve për vetizolim do të mbetet prioritet i të gjithë qytetarëve. Ne si komunë do të vazhdojmë të jemi në krahë të çdo njërit prej jush, duke bashkëpunuar për të punuar në menjanimin e rritjes së kësaj epidemie. Faleminderit gjithë ekipit për përkushtimin!”, ka shtuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.