Në kuadër të aktiviteteve të njëpasnjëshme, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, dhe Drejtorin Ekzekutiv të AZHR – lindje, Agim Zeka, takuam kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, për të shkëmbyer nga afër përvojën dhe procesin e punës me situatën pandemike. Pas përkrahjes për Komunën e Vitisë, Komunën e Ranillugut, dhe Komunën e Parteshit, ne i ofruam edhe Komunës së Kllokotit mbështetje me paisje elementare të nevojshme për përballimin me situatën e koronavirusit, si vazhdë e bashkëpunimit të afërt ndërkomunal.
E siguruam z. Dejanovic, se kryetari Haziri, si autorizues regjional i komunave të Anamoravës, për menaxhim dhe vlerësim të situatës me koronavirus, do të jetë në përkrahje dhe bashkëpunim të fuqishëm me të gjithë kryetarët e Komunave të Anamoravës, për t’i koordinuar aktivitetet dhe detyrat e përbashkëta, në funksion të menaxhimit të çfardo llojë situate të papritur. Kjo situatë bashkëpunimi përmbanë luftën tonë të përbashkët, në vendosjen e mekanizmave të afër të sigurisë, në drejtim të menaxhimit me COVID19
Bashkë ja dalim!