Duke i parë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, për lëvizje dhe qarkullim të lirë, ne kemi vazhduar të ju bëjmë zgjidhje për t’iu mundësuar plotësim të nevojave të tyre.
Që nga data 15.04.2020 – 30.04.2020, nga Qendra Operative Emërgjente, në Komunën e Gjilanit, janë lëshuar gjithsej 430 vërtetime për lëvizje të lirë të qytetarëve. Krejt kjo, është bërë përshkak të kufizimit të dukshëm të masave të qarkullimit nga ana e qeverisë së Republikës.
Në anën tjetër, disa nga nevojat e patjetërsueshme për qarkullim të qytetarëve, janë mundësuar nga Qendra Operative Emërgjente e Gjilanit, duke lëshuar vërtetim qarkullimi, mbi bazën e arsyetimit të lëvizjes.
Këto vërtetime, janë lëshuar personave të cilët kanë shfaqur arsyeje dhe nevojë të madhe për qarkullim, siç janë, personat të cilët bëjnë përkujdesjen e të moshuarve, për persona me nevoja të veçanta, si dhe, për nevoja të kontrollave mjekësore.
Ne, jemi këtu për t’i trajtuar nevojat dhe kërkesat qytetare, si dhe, për menaxhim sa më të mirë në tejkalimin e situatës pandemike, andaj, bashkë, do t’i prijmë këtij procesi, gjerë në largimin përfundimtar të kësaj pandemie.
#bashkeiadalim