Të dashur qytetarë,
Sot bëhen 21 vite nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë edhe pse nuk është në mesin tonë, ne, për çdo ditë, do të jetojmë me kujtimin për të.
Postimi i plotë:
Sot, urojmë ditëlindjen e komandantit dhe strategut të luftës sonë çlirimtare, Agim Ramadanit. Sakrifica e tij, me flijim jete, për të arritur të shtrenjtën liri, është vepra më sublime e një personaliteti i cili hyri në historinë e përjetësisë së popullit shqiptarë. Edhe pse nuk është në mesin tonë, ne, për çdo ditë, do të jetojmë me kujtimin për të. Agim Ramadani, heroi i kombit shqiptar, si dje, por edhe si sot e nesër, do të mbetet figura më sublime që e jetësoi lirinë reale të Kosovës. Agim Ramadani, e ndërroi kahjen e historisë së shqiptarëve. Katana mbeti heroi i kombit shqiptar, i cili e dha jetën për të mos vdekur kurrë!