Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nominuar zyrtarisht kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendim i marrë unanimisht nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Arbër Ismajli e ka përgëzuar këtë hap, duke e vlerësuar si mesazh besimi, përgjegjësie dhe uniteti për Kosovën.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me nderim të veçantë përgëzoj kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili sot me propozim të kryesisë së LDK-së dhe me unanimitet të plotë nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së u nominua kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ky është një mesazh i qartë besimi, përgjegjësie dhe uniteti për Kosovën.
Koha është tani. Momenti është vendimtar. Republika jonë nuk ka tutje kohë. Bashkë për Kosovën që e duam dhe ëndërrojmë.
Me respekt të veçantë,
Arbër R. Ismajli









