Positimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Në duart e fëmijëve tanë, ne përgëzojmë të ardhmen tonë, dhe vetëm me ndihmën e tyre, ne mund të krijojmë një shoqëri njerëzore, të drejtë dhe me një të ardhme shumë të ndritur. Fëmijët janë mishërimi i shpresave tona. Ata, si kushdo tjetër, duhet të jenë të mbrojtur nga çdo njollë e zezë që mund t’iu vie, sepse janë dhurata më e çmuar e njerzimit. Çdo buzëqeshje e vogël në fytyrën e fëmijëve tanë sjell gëzimin dhe bekimin e pakufishëm të prindërve.
1 Qershori festohet si një rast për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe të flasim për ata që ende nuk mund të flasin vetë. Të drejtat themelore të fëmijëve janë të garantuara. Askush nuk ka të drejtë t’ia cënojë të drejtat për dashuri, mirëkuptim, ushqim adekuat, kujdes mjekësor, arsimim falas, dhe mbrojtje nga të gjitha format e shfrytëzimit apo abuzimit me ta. Bota është shtëpia e fëmijëve tanë dhe amaneti ynë për ta. T’i japim hapësirë guximi dhe shkollimi. Të bëhemi paralajmëtarët e ardhmërisë së ndritur të tyre!
Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!