Nesër është dita e mirëpritur nga bizneset tona, por, edhe nga vetë qytetarët. Operimi i bizneseve është fazë e rëndësishme e qarkullimit të ekonomisë vendore, dhe, vendosjes së mirëqenies ekonomike në vend. Të bërit biznes nga ju, është bekim për qytetarët, dhe, për vetë shtetin në përgjithësi. Pavarësisht, sfidës pandemike, uroj që e gjithë kjo lodhje, dhe, ndërprerje financiare, t’ju shpërblehet në këtë fillim të mbarë. Shpresojmë që këta muaj të mbetur të vitit, t’ju bekojnë me sa më shumë mundësi, zgjerim dhe klientë.
Ju priftë e mbara!
#bashkeiadalim