Një deklaratë e mbrëmshme e Ismet Munishit ka nxitur reagimin ndaj tifozëve kosovarë të Arsenalit.
Ai tha se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit që mund të ekzistojnë.
“Unë e kam pa që tifozët e Arsenalit janë ma të poshtrit që mujnë me ekzistu dikun. Unë e kam pa çka i kanë ba Granitit, sa që Arsenali është detyru, e ka qit një postim mos abuzoni me neve”, ka deklaruar Munishi.
Pas kësaj deklarate kanë reaguar tifozët kosovarë të Arsenalit.
Ata i vlerësuan të papranueshme deklaratën e trajnerit të Gjilanit.
Pas kësaj, Ismet Munishi ka kërkuar falje, teksa është arsyetuar duke thënë se nuk e ka pasë fjalën për tifo grupin kosovar e shqiptar të Arsenalit.
Postimi i plotë nga Ismet Munishi
Reagim zyrtar
Deklarata ime per tifozet e Arsenalit nuk ka te beje me tifo grupin e Arsenalit Shqiptar e Kosovar .
Reagimet e tifozeve te Arsenalit neper bote ne raport me kohen kur ishte Arsen Wenger para se te largohet dhe ne raport me Granit Xhaken kan qenë tepër të ulta dhe denigruese e fyese, e sidomos me Granitin .
Portalet me kanë nxjerr krejtesisht prej kontekstit dhe ne studio nuk me lan ta perfundoj mendimin e sakt.
Kush eshte ndier i ofenduar nga Shqiptaret nuk me ka kuptu dhe me vije keq .
Kush e don futbollin e ka pa Arsenalin e Wengerit e Anris e Berkamp e din qka po flas.
Konteksti ka qenë ne raport me abuzimin e tifozve me lojtaret treneret etj dhe dëmin që i bejne klubit me keto reagime shpesh shume te ulta.
Me Respekt I .M