Ismet Munishi ka uruar publikisht Prishtinën për titullin e 11-të të kampionit.
Trajneri prishtinas që drejton Gjilanin është mposhtur sot në shtëpi nga kampionët e ri të Kosovës me rezultat 1-2.
Megjithatë pas ndeshjes, Munishi është treguar shumë korrekt, duke uruar fituesit e Superligës për titullin e fituar.
Ai ka uruar të gjithë, nga lojtarët te kryesia, tifozët e homologun e tij Zekirija Ramadani.
Postimi i plotë nga Ismet Munishi:
Urime titulli kampion Fc Prishtina .
Urime tifozerisë Plisat
Urime grupit shumë të mirë të Lojtarve
Urime Kryesisë së klubit .
Urime Trenerit Ramadani i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me stafin e tijë.
Shumë suksese në garat evropiane .
Respekt