Ish-trajneri i Ballkanit për momentin është duke shijuar pushimin nga puna që din të bëjë më së miri.
Mirëpo, ditëve të fundit, duke pare edhe formën e dobët të Gjilanit, në rrjet po qarkullojë fjalë që po e lidhin teknikun kosovar me klubin nga Anamorava, shkruan Gazeta Olle.
Në një prononcim ekskluziv për Gazetën Olle, Munishi dha disa sqarime rreth situatës së krijuar.
“Kam marr qindra mesazhe nga Skifterat dhe adhuruesit e Gjilanit nëse jam i gatshëm ta marr postin e trajnerit aty. I kuptoj plotësisht, kur nuk kanë rezultate të mira përkundër organizimit dhe buxhetit shumë të mire që kanë” tha Munishi.
Ndërsa, në pyetjen se a është kontaktuar nga drejtuesit e Gjilanit ai tha: “Nuk kam pasur asnjë kontakt nga drejtuesit e Gjilanit. Kjo është e vërteta”.
“Kam respekt të veçantë për presidentin Zuka. Dhashtë Zoti Gjilani ti fitojë të gjitha ndeshjet, e ju dëshiroj suksese në derbi”, shtoi ai.
Në fund, Munishi ka edhe një mesazh për tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’:
“Një trajner si unë dhe klubet e organizuara si Gjilani, bashkëpunimi do të jetë i pashmangshëm tash apo më vonë. Do të ishte nder për mua por besoj edhe për ta bashkëpunimi ynë, kur do që të ndodhë”, përfundoi Munishi për Gazetën Olle.