“Angazhimin dhe punën e mirë që bë Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Gjilanit është model dhe do e prezantojmë para Komisionit Teknik të Task Forcës për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve”. Bajram Isufi, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari .
Sipas tij, sektori i pylltarisë të shpallet si regjioni më i organizuar dhe shembull në tan Kosovën nga APK. Me qëllim të parandalimit të prerësve ilegal dhe degradimit të pyjeve në komunën e Gjilanit Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ndërmerr masat parandaluese duke angazhuar policin e Kosovës dhe sektorin e pylltarisë në aksion të përbashkët.
“Muaji gusht dhe shtator është periudha kur më së tepërmi sulmohen pyjet nga prerësit ilegal të pyjeve shtetërore por edhe të sektorit privat. Fal bashkëpunimit të mire me Komandantin e Stacionit Policor Major Agim Lipovica dhe Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari Bajram Isufi organizojnë aksionin 45 ditorë (Polici –Pylltari) për kapjen dhe parandalimin e prerjeve ilegale në komunën e Gjilanit”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, gjate kësaj kohe janë krijuar shumë punkte kontrolli me qëllim të verifikimit të automjeteve transportuese ,kontrolle në thellësi të pyjeve ,kontrolle të depove legale dhe ilegale ,identifikimi dhe kapja e prerësve ilegal. Gjithashtu gjate kësaj periudhe janë konfiskuar mjete transportuese, traktor, rimorkio dhe dru të prera ilegalisht, janë shqiptuar një numër I madhe I fletëparaqitjeve penale dhe ato për kundërvajtje.
“Aksionet e tilla ndikojnë pozitivisht në parandalimin dhe vetëdisimin e prerësve ilegal dhe qytetarëve ku si rezultat I kësaj është rrit numri I kërkesave për prerje legale të masës drusore, të kontrolluar nga organet kompetente. Numri I kërkesave për prerje të pyjeve private arrin mbi 430 sosh që më pare nuk ishte si dukuri e zakonshme”, thotë Drejtori Bajram Isufi.
Sipas tij, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë është e gatshme ti përgjigjet çdo kërkese të qytetarëve për shërbime dhe paraqitje të prerësve ilegal. Për këtë arsyeje kërkojmë ndihmën e qytetarëve.