Drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, ka vizituar Tregun e Gjelbërt, ku ka bashkëbiseduar më tregtarët të cilët ishin prezent shkruan Radio Star.
Isufi ka kërkuar nga tregtarët që ata të furnizohen sa më shumë nga fermerët lokal dhe të ti japin përkrahje atyre për rritjen e kapaciteteve të prodhimit bujqësorë.
Shkrimi i plotë:
Sot bashkë me zyrtarët e Drejtorisë vizituam Tregun e Gjelbër në Gjilan, ku patëm rastin të bashkëbisedojmë me tregtarët dhe t’u japim përkrahje fermerëve të Komunës për rritjen e kapaciteteve të prodhimeve bujqësore.
Takova edhe Xhelal Zylfiun, tregtar i pemëve e perimeve, me tradite familjare mbi 70-vjeçare.
Kërkova nga ai dhe tregtarët e tjerë të furnizohen sa më tepër me perime e pemë te freskëta nga fermerët lokalë.