Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka kritikuar vendimet e Qeverisë Kurti, duke thënë se pas mashtrimit për urën e Ibrit, filloi mashtrimi i një rruge të re, asaj Prizren-Tetovë.
Përmes një postimi në Facebook, Isufi ka thënë se hapja e rrugës Prizren-Tetovë, që lidhin dy shtetet nuk mund të bëhet pa pajtimin e dy qeverive. Ai ka theksuar se Qeveria e aleatit të tij Mickoski jo vetëm se nuk e ka në rend dite këtë rrugë, por është kundër saj.
“Pas mashtrimit për urën e Ibrit, fillon mashtrimi për një rrugë të re, asaj Prizren – Tetovë. Rrugët që lidhin dy shtete nuk bëhen pa pajtimin e dy qeverive. Qeveria e aleatit të tij Mickoski jo vetëm se nuk e ka në rend dite këtë rrugë, por është kundër saj. Rrugët e urat hapen me marrëveshje, me pajtim e jo me “fotografi””, ka shkruar Isufi.