Shkruan: Nevzad Isufi
Portale të caktuara e faqe fantome e profile të rrejshme në facebook, janë lëshuar në forma të ndryshme të sulmeve ndaj Vetëvendosjes dhe njerëzve të saj. Qëllimi është që Lëvizja dhe njerëzit e saj të barazohen me kastën e njerëzve që kanë abuzuar me pushtetin me afera nga më të ndryshmet e të cilat tashmë i di çdo qytetarë. Personazh i këtyre shkrimeve jam bërë edhe unë, për shkak të pjesëmarrjeje në një ankand të AKP (Agjencisë Kosovare të Privatizimit) më 2014, ku unë kam marrë pjesë në vend të familjarëve të mi, që ka rreth gjysmë shekulli që janë me punë në Zvicër. Pra, unë kam kryer një shërbim për familjarët e mi, shërbim i cili as ka qenë ilegal e as i jashtëligjshëm , duke ndjekur të gjitha procedurat e kë kërkuara. Për pronën e apostrofuar, që nuk është e imja as de facto as de jure, të dhënat janë publike, është i njohur edhe Kuvendi komunal. Nga familja ime e ngushtë nga 7 anëtarë, më herët gjashtë e tash pesë punojnë në Zvicër. Ata vendin kanë ndihmuar në të gjitha format, dhe unë jam krenarë që ata kanë vendosur që mundin e tyre gjysmëshekullor ta investojnë në Kosovë e jo në Zvicër.
Për qëllimkëqinjtë mbeten qëllimkqinjë, sepse nuk përmendin faktin, që ngjitur me pronën që kanë përmendur, me 4-5 hektarë më shumë, me të njëjtin klasë të tokës bujqësore, po këta familjarë kanë paguar mbi 600 mijë euro që kanë shkuar në buxhetin e shtetit. Por kjo s’u shkon për shtati ta përmendin.
Unë i inkurajojë të gjithë të interesuarit që kanë për qëllim njollosjen time, që të gjurmojnë pandërprerë në të kaluarën e të tashmen time dhe të familjes, po në fund, do të bëjnë mund koti e do mbesin të zhgënjyer, se s’ do të gjejnë gjë.
Ndërsa miqve u premtoj dhe u them, se kam 25 vjet punë me përkushtim në arsim e rreth 30 vjet aktivitet para lufte gjatë e pas lufte, e tash në mandatin e dytë anëtar Kuvendi në Gjilan e që me krenari përfaqësoj Vetëvendosjen në Kuvendin komunal dhe udhëheq Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. S’ kam qenë as unë as familjarët e mi, pjesë kurrë farë funksioni tjetër në asnjë institucion shtetëror a qeverisës, pos atyre që sa po përmenda, prandaj leksione ndershmërie e moralizime pak kush mund të më jap, për këtë kurrë në jetë s’ do të mund të ndjeheni keq që jeni miq të mi.