Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të suspendohet.
“Pezullim të taksës nuk do të ketë, sepse taksa është vënë ndaj Serbisë. Serbia me paratë e xhepit të qytetarëve të Kosovës po bën fushatë kundër Kosovës.
Këtë do ta bënte çdo shtet. Dhe kjo nuk duhet të ndërlidhet me çështje të tjera. Presioni duhet t’i bëhet Serbisë”, ka thënë Isufi në RTK.Duke u ndalur tek tema të tjera, ai ka thënë se opozita po manipulon publikun, me akuzat për Qeverinë. “Qëllimi i seancës së sotme ka qenë që të bëhet propaganda”, ka thënë ai.