Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, tha se ato që qeveria Haradinaj ka arritur ti bëjë gjatë mandatit të saj, nuk kanë arritur ti bëjnë qeveritë tjera për 20 vite më radhë, raporton Zëri.info
Kësisoj Isufi përmendi disa nga vendimet që ai i quajti të mëdha e që u morën gjatë kësaj qeverisjeje.
“Qeveria për këto dy vite ka realizuar vendime që qeveritë tjera nuk i kanë bërë për 20 vite. Është interes i qytetarëve qe qeveria e ka mbrojtur tërësinë territoriale, ka vënë taksën 100 përqind të produkteve serbe, ka bërë ligjin për ushtrinë, ministrinë e mbrojtjes, statusin e Trepçës e të tjera”, ka thënë ai.
Ndërsa duke folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi tashmë si proces i stagnuar Isufi tha se atë do ta marrë në dorë qeveria e ardhshme ndonëse Haradinaj ishte vetë ai që kishte hequr dorë nga drejtimi i dialogut./Zëri