Valmiri u varros në vendlindjen e tij aty ku shokët me dhimbje të madhe i vendosën kurora me lule pranë varrit.
Është varrosur sot pasdite në varrezat e fshatit Tërpezë të Vitisë, Valmir Limani i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë në moshën 18-vjeçare.
Që ai të shërohet shumë qytetarë të Kosovës i dolën në ndihmë që Valmiri të shkojë jashtë vendit dhe të marrë trajtimin e duhur.
Valmiri që një vit u kurua nga sëmundja e leukemisë, ku falë ndihmës së donatorëve të shumtë arriti të shkon në Turqi për trajtim mjekësor, ku bëri edhe transplantin e palcës kurrizore, por mjekësia dështoi dhe jeta e tij u ndërpre përgjithmonë dje në QKUK në Prishtinë.
Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë familjarë, miq e shumë qytetarë të tjerë.
Babai i të ndjerit, Izeti ka falënderuar të gjithë ata që djalin e tij e ndihmuan në betejën me leukemin, transmeton Plus Tv.