Në episodin e radhës të emisionit ‘Iustitia’ flasim për atë se si në emër të luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Kosovës ka persekutuar qytetarët apo zyrtarët publikë, duke i mbajtur ata me vite në procedura penale. Hulumtimi dëshmon se si aktakuzat e Prokurorisë kanë qenë persekutuese, pa prova dhe dëshmi, siç kanë dëshmuar institucionet e drejtësisë. Si janë ngritur aktakuzat ndaj disa zyrtarëve dhe si janë rrëzuar ato nga gjykatësit, ndiqeni të premten më 21 maj në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi, si dhe në RTV21 nga ora 22:30.
“Iustitia” ju sjellë hulumtimin “Persekutimi i qytetarëve në emër të luftës kundër korrupsionit”
Ndani këtë artikull