Milazim Avdiu, ka deklaruar për televizionin se babai i tij, Izeti, vdiq nga sulmi në zemër.
Më herët gjatë ditës u raportua se 76-vjeçarit iu shua jeta pas dhunës që u ushtrua në të nga biri i tij.
Informacionet e pavërteta për vdekjen e Izetit, sipas djalit të tij, ia rënduan dhimbjen familjes Avdiu, në të cilën, siç tha Milazimi, nuk pati asnjëherë dhunë.
Gjithnjë sipas djalit të të ndjerit, askush nga familja e tyre nuk raportoi për diçka të tillë ndonjëherë në polici. E për ata që shpërndanë dezinformata, këta po mendojnë edhe padi.
Policia nuk hapi rast për këtë që ndodhi, pasi mjeku konstatoi se i ndjeri vdiq natyrshëm.
Trupi i 76-vjeçarit do të prehet në varrezat e Brodit.