Letër Emrush Xhemajlit
Më mirë do të ishte që ju bashkë me familjen tuaj të mos ishit përzier në punët e rebelimit në kohën e pushtimit klasik që e kishte Kosova nga Serbia. Ju nuk bëtë mirë që e tërë familja po prishnit rendin juridik ,politik të Jugo-serbisë., pse e bëtë këtë duke rrezikuar familjen e tërë. Duke mbajtur burg e tërë familja. Athua pse? Bëtë mëkat. Ua prishet rehatin njerëzve që jetonin të vëllazëruar me politikat serbe. Pse e bëtë. A kishit nostalgji për burgjet jugosllave, për torturat çnjerëzore në burgjet jugosllave. Pse e bëtë këtë trego pashë besën. Pse u besoje idealistëve , Rilindasëve. Pse u rritët në frymën e patriotëve si Hasn Prishtina, Ismail Qemajli,Luigj Gurakuqi,Avni Rrustemi etj. Pse e bëtë këtë.? Pse së paku njëri prej jush të ishit marr me lirinë e vendit e të tjerët të shikojnë punët e tyre. Po të drejtohem ty Emrush se ti e hallakate këtë vend që ne ishim mirë. Bile edhe familja u bë bashkë me ty dhe prishe rendin shtetërorë serb. Pse nënën që të lindi e bëre me merak një jetë të tërë.? Pse nuk shikoje punët tua ashtu si shumica e neve të tjerëve. Pse na sollën këtë copë lirie. Pse vuajtët aq shumë a din të më tregosh. Për kë, në emër të kujt e bëre ti dhe familja jote. Më mirë do të ishte të jetoje mirë jetën. Të shkolluar e me punë të mirë dhe me jetë luksoze. Çka deshe ti tjetër miku im. Pse e bezdise familjen. Nuk ka rëndësi ne ku ishim. Ti dhe familja juaj do të ishit rehat edhe sot. Pse orë miku im hyre në këtë punë e tani të sorollatesh nëpër gjykata speciale. A ndoshta luftove për famë, për emër, a për një shtatore. Edhe ashtu ne sot do të kishim kujdes që së paku një bust do ta kishim ngritur dhe ti e familja do të ishit të qetë. Çka do të thuash orë miku im tani në gjykatën speciale. Çka do ju thuash fëmijëve tuaj. Pajë UÇK-ja orë miku im nuk mbrohet në Gjykatë. Ajo kohë ka ikur. Liria tani është e të gjithëve. Besoj e kupton. Është edhe e UDB-ashëve, edhe e atyre që ua morën shëndetin juve dhe familjes suaj, edhe e atyre që u shanin në përditshmëri. Edhe e atyre nëse të kujtohet që e vranë Shaban Polluzhën. A ndoshta doje të bëhej si Jezu Krishti. Liria erdhi. Dhe nuk ka rëndësi kush je ti as kush ishin familjarët e tu. Besoj tani mund të shohësh më mirë. Ti përballesh prap me gjykata, ti prap përballesh me dhembje edhe në këtë copë lirie. A liria është e të gjithëve. Orë miku im as masakrat e bëra në Kosovë , as vrasjet e mijëra vetëve , dhunimet e motrave e nënave këtyre njerëzve nuk u bëjnë përshtypje. Andaj miku im për çfarë do të shkosh në gjykatën speciale, çka ke të mbrosh atje. Orë miku im Kosova është një miks që ka humbur nga kultura dhe trashëgimia e saj shumëçka. Të mirë janë vetëm ata që nuk janë sot në jetë ndoshta e ke kuptuar deri më sot. Edhe njëherë çfarë ke për të i’u thënë atyre në gjykatën speciale. A mos do tu tregosh për varret, për nënat me lot në sy, për vuajtjet që të kanë shkaktuar pushteti serb. Çka? Paqja i hanë heronjtë e vet orë miku im. Sigurisht se këtë ke harruat ta lexosh kur ishe i ri e ndoshta edhe vëllezërit dha familja jote se kanë pasur të njohur. Ke harruar apo nuk ke dashur ta pranosh faktin se po të ishim ne si ju as perandoria osmane nuk kish mundur aq gjatë të na mbaj të pushtuar. Pse nuk u more me artin tuaj, me pikturat dhe botën do ta shihje më ndryshe. Ju lirinë e sollët dhe tani çfarë mërzie të kemi për ju. Mos më thuaj se për atdhe duhesh të vdes sa herë e kërkon nevoja. Kush është ka merret me vuajtjet tuaja, kush ,kush, kush…? A nuk e njohe historinë fare, a nuk lexove për ilirët as për fiset ilire. A nuk të ra në mend kur u çlirua Shkupi. Jo miku im më mirë do të ishte sot të ishe në akademi të shkencave apo duke shëtitur Evropën se liria edhe pa ty do të ishte ardhur. Edhe pa Adem Demaçin edhe pa luftën e UÇK-së edhe pa dëshmorët dhe të vrarit e shekullit XX. Prandaj miku im në fund po të them pse luftove, çka të lidhi ty dhe familjen tënde. Këto janë faje miku im andaj do të shkosh në Gjykatën Speciale. Veç mos më thuaj po shkoj me mbrojt luftën e UÇK-së të lutem.