Ish-kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Izmi Zeka ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” për të ironizuar në lidhje me fitoren e Qemajl Mustafës në krye të degës së PDK-së në Gjilan, shkruan “Radio Star”.
“Fitorja e Pirros ndodhi në Gjilan!”, ka shkruar Zeka, i cili kujtojmë se nuk ka raporte të shëndosha me Mustafën, madje gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2013 ishte raportuar edhe për një konflikt fizik me Mustafën.
Fitorja e Pirros nënkuptohet një fitore me humbje të mëdha dhe njëkohësisht e pavlefshme, por se për çfarë çëllimi, apo çfarë humbje e ka patur fjalën Zeka mbetet të shihet./Radio Star/