Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 4 në listë, Izmi Zeka, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me ekipin e tij zgjedhor, duke e cilësuar atë si “ekipin e fitores”.
Përmes kësaj fotografie, Zeka ka shprehur bindjen se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme komunale në Gjilan, falë energjisë dhe përkushtimit të strukturave të partisë.
“Ky është ekipi i fitores. Me besim në fuqinë e PDK-së, jemi gati për fitore të madhe në Gjilan,” – ka shkruar Zeka në postimin e tij.
Kandidati demokrat ka qenë aktiv gjatë gjithë fushatës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit të të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së për një rezultat që, sipas tij, do të vulosë kthimin e kësaj partie në drejtim të komunës.