Skandali i fund vitit 2018 i komunës së Gjilanit dhe jo vetëm ky paraqet filozofinë egoiste të trashëguar me vite në historinë shqiptare. Rast i çuditshëm ishte deklarimi i z. Haziri mbi vendimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës e jo vetëm kaq por edhe në një mënyrë mohimi i të drejtës për të festuar qytetarët e Gjilanit. Dikujt edhe mund ti duket asgjë por unë po ua rikujtoj se 14 dhjetori i vitit 2018 nuk do të kthehet kurrë në historinë e Kosovës por jo vetëm të Kosovës por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. këto veprime të z. Haziri si kryetar i komunës duhet ti shqetësoj qytetarët e Gjilanit dhe perspektivën e tyre.
Në këtë konstelacion si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës kërkoj sidomos nga kampi opozitar që të bojkotojnë seancën e fund vitit të Kuvendit Komunal në shenjë solidarizimi me formimin e Ushtrisë dhe mospajtimin me kreun e komunës për mohimin e festës që do të duhet të ishte atë ditë. Krejt kjo për të vetëdisuar të gjithë ata që bien ndesh me interesat shtetëror apo që kanë interesa meskine e që dëmtojnë filozofin shtetëformimit.
Izmi Zeka Opozita në Gjilan duhet ta bojkotoj seancën e fund vitit për tu solidarizuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës
Ndani këtë artikull