Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Jemi në prag të përfundimit të kësaj fushate. Ka qenë një rrugëtim i mbushur me takime, biseda, ide dhe emocione të sinqerta. Kam pasur nderin dhe privilegjin të dëgjoj nga afër shqetësimet, shpresat dhe pritshmëritë tuaja. Për këtë, dua t’ju falënderoj nga zemra – për mikpritjen, për fjalët e ngrohta dhe për mbështetjen që më keni dhënë në çdo cep të këtij qyteti.
Në këtë rrugë nuk kam qenë vetëm. Kam qenë me ju – me njerëzit që besojnë se ndryshimi është i mundur, me ata që duan më shumë për fëmijët tanë, për të moshuarit, për familjet, për të ardhmen.
Tani është koha të bëjmë zgjedhjen. Të dielën, ju ftoj ta përmbyllim së bashku këtë kapitull me një mesazh të qartë: Po, ne besojmë në të ardhmen. Po, ne e duam qytetin tonë. Po, ne e ndërtojmë atë së bashku.
Vota juaj është zëri juaj. Dhe unë ju kërkoj me përulësi që më 12 tetorë të më besoni këtë përgjegjësi, për të qenë zëri dhe forca juaj në Kuvendin Komunal.
Faleminderit për gjithçka!
Faleminderit për besimin!
Faleminderit që jeni pjesë e kësaj rruge!
1️⃣9️⃣1️⃣ Riad Rashiti ✅
1️⃣9️⃣1️⃣ 4️⃣✅💙