Izraeli ka nisur sulme të papara ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë në një sulm që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë.
Udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli do të përballet me “ndëshkim të rëndë”.
Sulmi e zhyt Lindjen e Mesme në pasiguri të re, duke rritur rrezikun e një lufte rajonale, raporton CNN.
Gjenerali Hossein Salami – komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra në sulm. Ai ishte ndër figurat më të fuqishme të vendit.
Sulmi vrau gjithashtu gjeneralmajor Mohammad Bagheri – oficerin më të lartë ushtarak të Iranit./Periskopi/