Izraeli është shteti i parë në botë që ka kryer pothuajse pjesën më të madhe të vaksinimit anti-covid. 90% e izraelitëve kanë marrë dozën e tyre të parë.
Vaksinimi është bërë në bashkëpunimin me “Pfizer” Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, 43% e popullsisë tashmë kanë marrë dozën e dytë, e cila në Izrael zhvillohet tre javë pas së parës. Vlen të theksohet se shteti i izraelit ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë edhe Kosovën me vaksina.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael (Jerusalem), në koordinim me institucionet përgjegjëse të Republikës kanë diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës.