Në mesin e shumë vizitave që ka bërë sot në Gjilan, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka parë nga afër edhe punën e kompanisë “Frutomania”.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Qeveria po angazhohet që programet qeverisëse të gjejnë zbatim në kohë, në mënyrë që të kemi storie të suksesit.
“I impresionuar me punën e mrekullueshme të kompanisë “Frutomania”.
100 përqind prodhim i Kosovës dhe i një cilësie të lartë, sot Frutomania operon edhe në tregje të huaja.
Në vizitën e sotme që e zhvillova në këtë kompani të prodhimit dhe përpunimit të frutave, reçelit dhe pijeve të tjera, e përgëzova pronarin Armend Malazogu për ofrimin e këtij produkti kaq cilësor.
Me rreth 300 të punësuar, 240 hektarë plantacione të mbjellura, mbi 600 mijë fidane dhe 400 fermerë bashkëpunëtorë, Frutomania e ka bërë Kosovën, adresë të sigurtë për investime.
Si Qeveri po angazhohemi që programet qeverisëse të gjejnë zbatim në kohë, në mënyrë që të kemi storie të suksesit”.