Për të pasur më të qartë se për çfarë vendimi kanë votuar këshilltarët komunal, përfshirë edhe atë që vijnë nga Zhegra( Xhelal Hajrullahu, Shemsedin Elezi dhe Enver Hajrullahu), kemi pasqyruar parcelën për të cilën bëhët fjalë.
Në fillim ishin pjesë nga dy parcelat 02091 dhe 02092 që do të këmbehej me Shoqatën e Gjahtarëve, por me insistimin e këshilltarëve opozitar parcela e dytë, saktësisht parcela 02092 u hodh poshtë nga diskutimi për shkak se aty kemi të bëjmë me uzurpim të pronës publike.
Me votimin e sotëm, një pjesë e parcelës 02091 (shih foton) ose e tërë parcela do të kaloj në pronësi të Shoqatës së Gjahtarëve, varësisht se si e vlerëson një komision nga ministria përkatëse, i ngritur enkas rreth kësaj çështje. /zhegra.info/