Armata Bardhë e Kaltër marshon drejt Mitrovicës
Lajmërohen të gjithë Intelektualët, qytetarët e Gilanit dhe të gjithë sportdashësit kosovarë se biletat për ndeshjen e fazës së radhës në Ligën e Kampioneve mes Dritës dhe kampionit suedez, Malmos, do të dalin në shitje në mesditën e së shtunës ose të dielës tek teatri i qytetit ne Gilan.
Vërejtje për Intelektualët:
Intelektualët me të gjithë nëngrupet do të vendosen *vetëm* në sektorët J, K, L, M dhe N (prapa golit). Biletat për këta sektorë kushtojnë 3 euro. Andaj Intelektualët duhet t’i blejnë biletat vetëm për këta sektorë.
Intelektualët do të udhëtojnë të organizuar me 30 autobusë. Por, të gjithë ata që kanë mundësi të udhëtojnë me automjete private, luten t’i shfrytëzojnë ato, ashtu që të ketë vend në autobusë për numrin e madh të tifozëve të interesuar për të udhëtuar në Mitrovicë.
Intelektualët do të tubohen në ora 16:00 tek Sheshi i Qytetit në Gilan prej ku do të nisen me 30 autobusët drejt Mitrovicës.
Për informata shtesë do t’iu lajmërojmë përsëri.
Le të nisemi drejt Mitrovicës për ta mbrojtur nderin e futbollit kosovar dhe për ta dëshmuar se jemi tifozeria më e zjarrtë.
Përpara DRITA! ⚪?