Sot luhet derbi i madh i futbollit kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Për shkak të sigurisë, ky duel është zhvendosur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet dhe luhet nën ndriçimin e reflektorëve prej orës 20:00, shkruan Gazetasheshi.com.
Ndërkohë, ka dy ditë që janë zbuluar çmimet e biletave që variojnë prej 3 deri 12 euro.
Por, ku mund t’i blini ato? Biletat do të shiten përrreth stadiumit para çdo hyrje.
Ky është çmimi i tyre
Jug=3 Euro
Veri=3 Euro
Lindje=5 Euro
Perëndim=6 Euro
VIP=15 Euro