Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë masa tjera mbrojtëse ndaj virusit Korona.
Ai ka thënë se qytetarët do të kenë vetëm 1 orë e gjysmë kohe në ditë për të dal jashtë.
Sipas tij, qarkullimi do të lejohet nga ora 7 deri në orën 22:30.
“Qarkullimi do të jetë nga ora 7 deri në 22:30. Nga ora 7 deri në orën 8:30 do të lëvizin personat sipas numrit të letërnjoftimit. Nga ora 9 deri në 10:30 vazhdon lëvizja e qytetarëve nga shifra e parafundit të numrit personal”, tha ai.