Për herë të parë në histori trofeu i Superkupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet jashtë vendit, shkruan Gazetasheshi.com
Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Ky ballafaqim do të luhet ne Antalia, në qendrën sportive Mardan.
Sfida do të zhvillohet ditën e shtune me 23 janar në orën 14:00 sipas kohës lokale në Turqi, kurse sipas kohës sonë në ora 12:00.
Më poshtë e keni njoftimin e FFK-së:
Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. Për herë të parë organizimi i ndeshjes së Superkupës do të bëhet jashtë vendit, më saktësisht në Antalia, në qendrën sportive Mardan. Klubet janë të obliguara t’i përmbahen masave antiCovid-19, që janë të caktuara me ligjet e autoriteteve turke, por sa i përket testit për koronavirus ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën (më 23 janar) në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi (në ora 12 sipas kohës sonë) e ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e FFK-së. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe ArtMotion.