Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se për të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë/OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, procesi i testimit do të fillojë nga data 04 mars 2019.
Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën:www.mksf-ks.org,nga data 01 mars 2019.
“Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit”, thuhet në njoftim.