Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku janë katër kandidatët më të votuar për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), derisa po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputet.
Lista vijon me Sala Jasharin,Përparim Grudën, Enver Hoxhajn, Jakup Nurën ,Ganimete Musliun, Mërgim Lushtakun dhe Rrahman Ramën, të cilët e plotësojnë dhjetshën e parë.
Ndryshe, nga numërimi i 99.72% të kutive, LVV ka marrë 40.84 %, PDK 22.05%, LDK 17,67% dhe AAK-Nisma 7,45%.
(Lista e plotë e votave do të shtohet sipas të dhënave të reja që dalin nga numërimi i votave në vijim.)