Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë, Drita në shtëpi e Gjilani jashtë fushës së vet.
Kjo javë do të nis me përballjen Malisheva – Gjilani, ndeshje kjo që luhet të Stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ditën e premte me fillim në ora 15.
Në xhiron e kaluar Malisheva ka luajtur pa gola me Feroniklin ’74 në Drenas, derisa Gjilani ka pushuar, pasi ndeshje Gjilani – Ballkani është shtyrë për më vonë për shkak të angazhimit të Ballkanit në garat ndërkombëtare.
Për momentin Malisheva zë vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, derisa Gjilani është në pozitën e shtatë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Drita që në tri ndeshjet e fundit ka një barazim e dy humbje, pritet që këtë të shtunë t’i kthehet fitoreve, ngase në fushë të vet, në Stadiumin me bari sintetik do të përëballet me Fushë Kosovën, ekip ky që në xhiron e kaluar i ka ikur fundit të tabelës. Drita që ka pësuar humbje në xhiron e fundit ndaj Dukagjinit pritet t’i kthehet fitoreve, por do të ketë punë të vështirë, ngase pikërisht me Fushë Kosovn më herët kishte luajtur baras.
Drita për momentin zë pozitën e dytë, derisa Fushë Kosova është e parafundit. Kjo ndeshje luhet të shtunën me fillim në ora 13./kryelajmi.com/.