Tashmë skuadrat e kanë mësuar kalendarin për edicionin e ri futbollistik, ndërkohë që i kanë “prenotuar” edhe datat më të rëndësishme.
Kështu përballja më e madhe e vitit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet në javën e shtatë, teksa ekipi kuqebardh do të jetë në cilësinë e ekipit vendas, raporton Gazetasheshi.com.
Dueli kthyes do të zhvillohet në javën e 18-të me skuadrën e Dritës në cilësinë e ekipit vendas.
Si për ironi të fatit i njejti short kishte nxjerrë përballë këto dy skuadra njësoj edhe në edicionin e kaluar.