Një publikim në faqen zyrtare të Komuna e Mitrovicës ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, pasi në versionin fillestar të një njoftimi institucional ishte përfshirë gabimisht një tekst udhëzues i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Njoftimi kishte të bënte me vizitën e nënkryetarit të komunës, Enis Osmani, dhe drejtoreshës së Shëndetësisë, Albina Kastrati Rama, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në publikimin e parë, para përmbajtjes së lajmit ishte shfaqur fjalia “Ja një version i lajmit në stil institucional”, një formulim që përdoret zakonisht nga platformat e inteligjencës artificiale gjatë gjenerimit të teksteve.
Pas komenteve dhe reagimeve të qytetarëve, njoftimi u përditësua, ndërsa pjesa e përfshirë gabimisht u largua, duke lënë vetëm përmbajtjen që lidhej me aktivitetin institucional.


