Derbi më i madh në futbollin kosovar nuk do të zhvillohet në shtëpinë e vet.
Drita dhe Gjilani do të përballen në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, për arsyeje të kushteve më të mira.
Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se skuadra e Dritës do t’ia ndajë “Skifterave” vetëm 100 bileta për këtë ballafaqim. Numri total I biletave që do jetë në shitje është 650.
Dueli mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet ditën e diele me fillim nga ora 15:00.