Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, me një angazhim të përbashkët me aktivistëve vullnetarë të kësaj lagje, ekipeve komunale, dhe, zjarrfiksëve, kanë arritur ta çnjërrosim një ambient degradues.
Postimi i plotë:
Pas një angazhimi rresht prej 3 ditësh, gradualisht, po i vie fundi pastrimit të një pjese të lumit “Stanishorka”, dhe lagjes “Reshat Ymeri”. Me angazhimin e përbashkët të aktivistëve vullnetarë të kësaj lagje, ekipeve komunale, dhe, zjarrfiksëve, kemi arritur ta çnjërrosim një ambient degradues, dhe, t’i japim një imazh krejtësisht tjetër kësaj pjese.
Ju bëjmë thirrje të vazhdueshme, të gjithë qytetarëve të këtyre pjesëve, që vërtet të keni konsideratë ndaj kësaj hapësire publike që ju rrethon, mos hudhni mbeturina në vende publike, bëhuni më vigjilent ndaj hapësirës të cilën e shfrytëzoni ju dhe fëmijët tuaj. Poshtu, ju njoftojmë, se kemi angazhuar inspeksionin për ndërmarrjen e të gjitha masave, kundër keqbërësve të ambientit.
Qëllimi i politikave mjedisore është të sigurojmë që njerëzit të mund të jetojnë në shëndet të plotë, dhe, të mbrojnë tërë botën e gjallë, duke përfshirë ajrin, ujin dhe tokën, nga efektet e dëmshme të vetë njeriut.
Jemi të përkshtuar që bashkërisht, në kuadër të shoqërisë sonë, të ndërtojmë një klimë më të favorshme ambientale. Pas qetësimit të fazës pandemike, do të jemi edhe në pjesët tjera të qytetit. Përfundimisht, vendit tonë i duhet një kulturë e mirëfilltë, konkrete, dhe, praktike mjedisore./RadioStar/
Pamje: