Para disa ditësh një grua kishte raportuar se ajo bashkë me djalin e saj, ishte dhunuar dhe grabitur nga dy persona të panjohur shkruan Radio Star
‘Radio Star’ kishte raportuar se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar nga ajo, e cila përfshiu edhe djalin e saj në këtë ngjarje.
Gruaja N.R gënjeu duke pretenduar se ata ishin dhunuar dhe grabitur, Prokuroria, në bashkëpunim me hetuesit policorë, zbuloi të vërtetën pas një hetimi të thelluar, duke konfirmuar se e gjithë ngjarja ishte e sajuar.
N.R, kishte bërë plane me djalin e saj të inskenoj gjithë ngjarjen, gruaja i kishte thënë djalit të saj se ta paraqesin rastin se i kanë sulmuar dy veta me maska, kinse djalit i kishte rënë të fikët kur është sulmuar, kurse gruan njëri nga personat e kishte futur tek varrezat e ka sulmuar fizikisht dhe më pas atë e ka dhunuar seksualisht dhe pas ngjarjes ajo e kishte paraqitur rastin në Polici.
Më tutje ajo vet i kishte grisur rrobat e saja, duke hyre tek varrezat dhe ka kryer këtë veprim, për këtë ngjarje nuk kanë qenë të informuar familjarët e tjerë, por e gjithë kjo është bërë sëbashku.
Gruaja tani përballet me pasoja ligjore për mashtrim dhe është ndaluar për 48 orë dhe do të merren masa ndaj saj./radiostar/